Sigurim i Ekskluzivitetit !
Regjistrimi i “Markes Tregtare&Sherbimit ” eshte menyra me e shpejt dhe me kosto me efektive per te siguruar ekskluzivitetin ligjor per perdorimin e emrit ose logos tuaj etj. Regjistrimi i “Markes Tregtare&Sherbimit ” eshte i ngjashem me marrjen e certifikates se pronesise te shtepise tuaj, truallit.. etj.
Ndalon dhe Parandalon te Tjeret !
Regjistrimi i “Markes Tregtare&Sherbimit ” i pengon tregtaret e tjere qe te perdorin “Marka Tregtare&Sherbimi ” qe jane te ngjashme ose identike me tuajen. Ju do te pajiseni me simbolin ® i cili njofton te tjeret mbi te drejtat Tuaja. Duke patur nje “Marke Tregtare&Sherbimi” te regjistruar e ben shume me te lehte, me te shpejte dhe me pak te kushtueshme per Ju, te parandaloni tregtare te tjere qe te perdorin “Marka Tregtare&Sherbimi ” kontradiktore me Tuajen.
Kontroll i Perdorimit te Markes Tuaj nga te Tjeret !
Regjistrimi i “Markes” Tuaj e ben shume me te sigurt dhe me te lehte te licensohet perdorimi i Markes tuaj Tregtare&Sherbimi tek te tjeret (p.sh. prodhuesit, shperndaresit, ekskluzivitetet, etj.).
I jepni vlere Markes qe keni krijuar !
Per shkak se nje “Marke Tregtare&Sherbimi ” e regjistruar eshte nje pasuri, tashme me ligjin e ri vlera e “Markes Tregtare&Sherbimi ” mund te pasqyrohet ne bilancin e pronarit te saj. Nje “Marke Tregtare&Sherbimi ” e paregjistruar nuk mund te pasqyrohet ne bilanc.
Mbajtja e nje “Marke Tregtare&Sherbimi ” te regjistruar rrit ndjeshem vleren e “Markes” Tuaj per bleresit potenciale, keshtu qe çdo bleres i biznesit tuaj ka gjasa te paguaj shume me teper.
Asistence Doganore !
Pronari i nje “Marke Tregtare&Sherbimi ” te regjistruar mund te marre ndihmen e Sherbimit Shqiptare te Doganave dhe Mbrojtjes se Kufirit per tebllokuar importimin&eksportimin e mallrave kontrabande qe mbajne “Marka Tregtare&Sherbimi ” mashtruese ose hileqare, duke paraqitur nje kerkese ne Drejtorine e pergjithshme te Doganave.
Mbrojtje Ligjore !
Pronari i Markes Tregtare&Sherbimi i drejtohet Pokurorise, Drejtorise se Pergjithshme te Policise, Gjykates, Inspektoriatit te Mbikqyrjes se Tregut ne rast konstatimi shkeljeje te te drejtave dhe tregetimit te produkteve apo sherbimeve fallco nen Marken Tuaj Tregtare apo Sherbimi.
Reputacion mbi “Markes” Tuaj !
Nje “Marke Tregtare&Sherbimi ” e regjistruar krijon besueshmeri dhe imazh positiv te Furnitoret, Partneret, Bashkepuntoret dhe sigurisht te Klientet Tuaj. Dallon biznesin Tuaj nga bizneset e tjera dhe krijon nje identitet UNIK ne treg.
Baza Ligjore
Ligji 9947 date 07.07.2008 per Pronesine Industriale i ndryshuar dhe Rregullorja per Markat Tregtare&Sherbimit dale ne zbatim.