Procesi i regjistrimit se Markes Tuaj Tregtare&Sherbimi
Faza 1
Nga momenti qe behet aplikimi, DPPI kerkon deri ne 3 Muaj kohe te egzaminoje dosjen e depozituar, per te kontrolluar te gjitha dokumentat, duke vertetuar se aplikimi eshte konform rregullave.
Faza 2
Pasi te mbaroje procesi i egzaminimit nga ku dosja e depozituar eshte konform rregullave, atehere DPPI e publikon aplikimin ne websit-in e tyre per 3 muaj, duke i dhene kohe te tjerve te kundershtojne nese kane pretendime mbi kete Marke.
Faza 3
Nese Faza 1 + Faza 2 perfundojne me sukses, atehere Ju lind e drejta te regjistroni Marken Tuaj dhe te merrni “Certifikaten e Regjistrimit” nga ku Ju lind e drejta e perdorimit te simbolit .
Pasi te keni marre certifikaten e regjistrimit, Marka Juaj eshte e mbrojtur per 10 vjet. Gjashte muaj para perfundimit 10 vjecar te mbrojtes se Markes Tuaj nevojitet thjesht nje kerkese per riperteritje dhe pagesa perkatese.
Dokumentacioni qe nevojitet per aplikimin e regjistrimit te Markes Tuaj.
- Autorizim per perfaqesuesin, formatin Jua dergojme ne !
- Logon e kompanise Tuaj qe deshironi te regjistroni ne format PDF ose IPG !
- Listen e mallrave qe prodhoni/tregtoni dhe ose listen e sherbimeve qe ofroni.
Mjafton vetem autorizimi dhe logo ne format pdf me pas cdo procedure tjeter duke filluar me pergatitjen e dosjes, depozitimin e aplikimit, ndjekjen e procedurave te egzaminimit, plotesimin, korrektimin, paraqitjen e dokumentave shtese nese kerkohen nga DPPI, ndjekjen e procesit te publikimit, mbrojtjen ne raste kundershtimi dhe plotesimin e dokumentave per regjistrim, do te ndiqen nga Ne.